Me ftesë të Bajernit, presidenti i FSHF-së merr pjesë në homazhet e organizuara në nderim të legjendës gjermane, Franc Bekenbauer

by admin
Spread the love

Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franc Bekenbauer, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit të Mynihut dhe familja Bekenbauer, ishte i ftuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe zv.president i UEFA-s, ndërkohë që morën pjesë personalitete më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian si edhe mbi 50 mijë tifozë.

“Me ftesë të Bajern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franc Bekenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare. U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Bekenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe. “Die Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.

Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur. Të prehesh në paqe Franc Bekenbauer!”  Shkroi presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale.

duka

DDDUU

 

PANORAMASPORT.AL

You may also like