“Më dridheshin duart”, Kampioni i botës kujton takimin me Leo Messin

by admin
Spread the love

Alexis Mac Allister nuk njihej shumë përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, edhe pse luan në Premier League me Brighton. 24-vjeçari nuk e nisi Kupën e Botës si titullar, por e fitoi vendin në formacion dhe nuk e lëshoi më, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mesfushën e kampionëve të rinj të botës.

Një mesfushor modern që bën gjithçka mirë, ndërkohë që nuk e harron momentin e parë që takoi Leo Messin, idhullin e tij të madh, moment që e kujton në një prononcim për B/R Football.

Isha shumë nervoz, po më dridheshin duart. Unë jam një tip shumë i turpshëm, isha realisht nervoz. Por pasi e njeh e kupton se sa i përulur është Leo… Unë luaja me Boca Juniors, kishim mbërritur nga Argjentina për të luajtur një miqësore në Spanjë.

Ai ishte duke darkuar kur mbërritëm ne. Shkova te tavolina e tij dhe e përshëndeta. Duart më dridheshin, po djersija, por ishin momente të mrekullueshme. Ai është idhulli im, futbollisti më i mirë në planet”, kujton Mac Allister.


Top Channel

You may also like