McKennie largohet në pushim të ndeshjes, gati prezantimi te klubi i ri

by admin
Spread the love

Weston McKennier ka ndjekur vetëm pjesën e parë të ndeshjes mes Juventusit dhe Monzës, sepse më pas është nisur drejt aeroportit.

Aty e priste avioni me destinacion Leeds-in, klubin e tij të ardhshëm, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshjen për transferimin e amerikanti.

McKennie do të transferohet te klubi i Premier League në huazim me të drejtë blerjeje, teksa pritet që nesër të kryejë vizitat mjekësore dhe të prezantohet zyrtarisht.

Negociatat mes klubeve kishin nisur prej kohësh, por më në fund u gjet edhe marrëveshja, teksa McKennie nuk ngurroi të përshëndetë edhe gazetarët e pranishëm, në momentin e largimit nga “Allianz Stadium”.

“Më vjen keq që nuk flas dot mirë italisht. Mirupafshim dhe shihemi së shpejti”, tha McKennie, pasi u përshëndet me shokët dhe la Torinon./ Super Sport


Top Channel

You may also like