Mbytet një 48 vjeçar në Golem, shfaqi probleme sapo hyri në ujë – Shqip

by admin
Spread the love

Një 48-vjeçar humbi jetën këtë të diel në plazhin e Golemit në Kavajë, si pasojë e një arresti kardiak. Burime zyrtare të policisë thonë se ai shfaqi probleme sapo hyri në ujë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 48-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

“Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga  stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën. Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në një njoftim të policisë.

Të enjten, një tjetër pushues humbi jetën në të njëjtat rrethana, po në plazhin e Golemit. Në këtë rast bëhej fjalë për një 66-vjeçar nga Elbasani, i cili u ndje keq sapo preku ujin dhe sipas policisë dyshohet se shkak u bë arresti kardiak./tvklan.al

You may also like