Mbrojtësi i Interit para finales së Superkupës, Pavar: Jemi më të mirët, e kemi treguar

by admin
Spread the love

Benzhamë Pavar ka provuar që mund të jetë një nga armët kryesore të Interit dhe duke folur për “Sportmediaset”, i ka cilësuar zikaltrit si skuadrën më të mirë.

“Para se të mendonim për finalen duhet të mendonim për të fituar ndeshjen ndaj Lacios, që e dinim që ishte një ekip i madh. Nuk ka qenë e rrezikshme të mendonim se jemi më të fortë, rezultatet janë të njohura për të gjithë. Vetëm shikoni se çfarë bëjmë ne në fushë dhe do ta kuptoni që jemi skuadra më e mirë.

Ne jemi një ekip jashtëzakonisht i bashkuar. Kushdo që del në fushë, tregon të njëjtën vlerë. Besoj se nuk ka rëndësi kush luan, por është grupi që ka rëndësi”, tha francezi

PANORAMASPORT.AL

You may also like