Mbreti Charles u diagnostikua me kancer, reagime të shumta nga ndërkombëtarët! Harry niset drejt Anglisë

by admin
Spread the love

Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer, lajm që u bë i ditur mbrëmjen e sotme.

Reagime të shumta ka pasur nga ndërkombëtarët të cilët shprehën keqardhjen për gjendjen shëndetësore të mbretit.

Ministja e parë e Irlandës së Veriut: Më vjen shumë keq që dëgjova për diagnozën

Ministrja e parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, deklaroi se i vjen shumë keq që dëgjon për diagnozën e mbretit.

“Më vjen shumë keq që dëgjoj për sëmundjen e mbretit Charles dhe dua t’i uroj atij mirë për trajtimin e tij dhe një shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha ajo.

Harry po udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Princi Harry ka diskutuar me Mbretin për diagnozën e tij të kancerit, e për këtë ka vendosur të udhëtojë nga Kalifornia në MB për ta parë atë në ditët në vijim.

Ministri i parë i Uellsit: Jam i pikëlluar kur dëgjova lajmet 

Ministri i Parë i Uellsit, Mark Drakeford, shprehu pikëllimin për lajmin se mbreti ishte me kancer.

“Mendimet e mia dhe të njerëzve në mbarë Uellsin do të jenë me të dhe familjen e tij këtë mbrëmje. I dërgoj urimet e mia më të mira ndërsa ai fillon trajtimin për një shërim të plotë dhe të shpejtë. Gwellhad buan [Shërohuni sa më shpejt]“, tha ai.

Ministri i parë skocez i uron mbretit “më të mirat për shërim të shpejtë”

Ministri i parë skocez reagoi po ashtu për Mbretin duke u shprehur se “mendimet dhe lutjet e tij janë me Charlesin”.

“I uroj atij më të mirat për një shërim të shpejtë dhe rikthim në jetën publike. Mendimet e mia janë gjithashtu me Madhërinë e Saj Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore, në atë që di se do të jetë një kohë shqetësuese për të gjithë ata”.

Sunak: I gjithë vendi do t’i urojë Mbretit mbarësi

Kryeministri Rishi Sunak u shpreh se i gjithë vendi do t’i urojë Mbretit mbarësi. Duke shkruar në X, ai shtoi:

“Duke i uruar madhërisë së tij shërim të plotë dhe të shpejtë. Nuk kam dyshim se ai do të kthehet në fuqinë e plotë brenda një kohe dhe e di që i gjithë vendi do t’i urojë atij mirë.”


Top Channel

You may also like