Mbretëria e Bashkuar: Ish-luftëtarët e Wagner kthehen në Ukrainë

by admin
Spread the love

Qindra luftëtarë të lidhur me grupin e mercenarëve Wagner ka të ngjarë të jenë kthyer në Ukrainë, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Detajet e statusit të këtyre luftëtarëve janë të paqarta, thotë Ministria e Mbrojtjes, por besohet se ata i janë bashkuar forcave zyrtare ushtarake ruse dhe kompanive të tjera ushtarake private. 

Disa raporte sugjerojnë se veteranët e Wagner po mblidhen rreth Bakhmutit, qyteti në Ukrainën lindore të kapur nga grupi mercenar pas muajsh luftimesh në maj, ku “përvoja e tyre ka të ngjarë të jetë veçanërisht e kërkuar”.

Shumë “do të jenë të njohur me taktikat aktuale të vijës së frontit dhe ato lokale të Ukrainës” pasi kanë luftuar atje dimrin e kaluar, thotë ministria.

Grupi Wagner u tërhoq nga operacionet në Ukrainë në fillim të qershorit, pak para rebelimit të dështuar më 24 qershor dhe vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni muajin e kaluar.


Top Channel

You may also like