Mbështetja e të rinjëve të Gjilanit po rritet çdo ditë

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nazim Gagica, është takuar të premten me një grup të rinjësh në zyret e degës së AAK-së në këtë qytet.

Ai tha se mbështetja e tyre po rritet rritet çdo ditë për programin zhvillimorë që ai ka, nëse vie në krye te Gjilanit, njofton Klankosova.tv.

“Aleanca është me të rinjtë, kjo është dëshmuar vazhdimisht e për shumë vjet. Ne mbetemi të përkushtuar dhe shumë të vendosur për krijimin e kushteve dhe perspektivës për rininë gjilanase. Është obligim i yni që ta ndalim trendin e ikjes së trurit në Evropë e Perëndim. Do ta bëjmë këtë, bashkë me ju!” shkroi Gagica në një postim në Facebook.

Tutje kandidati për të parin e Gjilanit u njoftoi se ky grup i të rinjëve iu bashkua vizionit të tyre.

You may also like