“Mbappe e ka rezervuar një banesë në Madrid”

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe pritet të jetë emri më i përfolur i afatit kalimtar të janarit, i cili ka nisur sot.

Ylli francez është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe qysh tash rregulloret ia lejojnë të bëjë parakontratë me një klub tjetër, të cilit do të mundë t’i bashkohej nga vera e ardhshme, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

E krejt rrugët përfaqësuesin francez e çojnë kah Madridi, ku mund të përfundojë pas disa muajsh, për ta realizuar kështu ëndrrën e kamotshme.

Emisioni sportiv “El Chiringuito” e ka hedhur “bombën” duke raportuar se “Mbapppe e ka rezervuar një vendbanim në Madrid, por që asgjë nuk është zyrtare”.

Ish-futbollisti i Monacos qe disa vite ishte pranë transferimit në “Santiago Bernabeu”, por në fund gjithçka dështonte.

Madje, në verën e vitit 2022 dukej si punë e kryer, por më pas lojtari e ndërroi mendjen dhe e vazhdoi kontratën me parisienët për dy vjet, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

E këtë të fundit nuk e shfrytëzoi ai, kështu që kontrata natyrale do t’i skadojë në verën që vjen.

PSG-ja po e bën të pamundurën për ta bindur lojtarin që ta vazhdojë kontratën duke u bërë ofertë stratosferike.

Por, duket se Mbappe është i vendosur për t’u transferuar në Madrid, ku do ta përbënte një treshe të frikshme të sulmit me Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

You may also like