Mbappe dhe Messi “bëjnë me krah” PSG, 7 gola për një fitore dramatike përballë Lille

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PSG mori një fitore dramatike në Parc Des Princes, teksa mposhtën në shtëpi me rezultatin 4-3 skuadrën e Lille.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Christophe Galtier mund edhe ta humbisnin ndeshjen, madje ashtu po ndodhte deri në minutën e 87-të, kur Mbappe dhe Lionel Messi vendosën të marrin mbi shpinë fatet e ekipit. Në fakt, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kryeqytetasit që zhbllokuan shifrat në minutën e 11-të me anë të Kylian Mbappe që realizoi një gol mjaft të bukur duke dribluar dy kundërshtarë me një lëvizje.

Ndërkohë, gjashtë minuta më pas, Neymar dyfishoi shifrat pas një asisti të Vitinhas. Gjithsesi, miqtë rihapën llogaritë me anë të një goli në minutën e 24-të me anë të Diakite ndërsa në pjesën e dytë, pas një penalltie shumë të kontestuar nga vendasit David barazoi rezultatin. Por, befasia më e madhe erdhi në minutën e 69-të kur Bamba që mposhti nga një kënd i vështirë Donnarummës.

Megjithatë, duhej të vinte minuta e 87-të kur Mbappe kombinoi bukur me Bernat dhe barazoi shifrat në 3-3. Ndërkohë, fjalën e fundit nuk e kishte thënë Lionel Messi i cili edhe pse në hije gjatë 90-minutëshit, e gjeti mënyrën për t’u bërë protagonist teksa shënoi të 94-tën pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi. Festa te parizienët ishte e papërmbajtshme teksa Parisi mbetet në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Lille është në vend të gjashtë me 41 pikë./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like