Mbape rekord, fiton miliona euro në minutë!

by admin
Spread the love

Kilië Mbape ka një pagë të artë te Paris SG-ja. Asgjë e re deri më tani, edhe pse tani në Francë janë zbuluar shifrat e sakta se sa fiton francezi në skuadrën pariziane.

mbape

Futbollisti, i cili do të largohet nga “Parc des Princes” në fund të sezonit, merr më shumë se pesë herë në krahasim me kolegët e tij. Sipas asaj që raporton “L’Équipe”, dhjetë lojtarët më të paguar në Francë janë të gjithë nga PSGja.

Mbape fiton 72 milionë euro bruto në sezon pa llogaritur bonuset. Kjo barazohet me një pagë prej 6 milionë euro në muaj, 197,260 euro në ditë, 8,219 euro në orë dhe 136 euro në minutë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like