Matoshi: Aktualisht ka barna për të gjithë pacientët onkologjikë, buxheti është afër 1,5 miliardë denarë

by admin
Spread the love

U. d. drejtori organizativ i Klinikës për Onkologji Halid Matoshi sonte, duke dëshmuar para Komisionit Anketues të Kuvendit, tha se aktualisht ka barna për të gjithë pacientët onkologjikë. Buxheti i Klinikës, theksoi, është 1,7 miliardë denarë, nga të cilët për terapi biologjike janë parashikuar 1,320 miliardë denarë. Plotësisht, sipas Matoshit, me Fondin për Sigurim Shëndetësor janë negociuar edhe rreth 140 milionë denarë.

Sipas drejtorit, Klinika për Onkologji nuk jep terapi në institucionet tjera shëndetësore.

“Jo, unë e kam pyetur drejtoreshën e mjekësisë për këtë, ajo pretendon jo, por nesër do të jetë këtu para jush”, tha Matoshi duke u përgjigjur në pyetjet nga Komisioni Anketues.

Për buxhetin, përmendi Matoshi, kemi shumë kujdes.

“Për terapinë biologjike kemi pasur buxhet prej 1,2 miliardë denarë. Kur filluam me tenderin në muajin e 3-të dhe të 4-të tashmë në prill pamë që barnat  nuk do të mbërrijnë, menjëherë i shkruam një letër Fondit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke i njoftuar për këtë problem. Fondi na dha edhe 120 milionë denarë shtesë. Tash buxheti ynë bazë është 1,320 miliardë denarë, ndërsa sërish jemi marrë vesh për 140 milionë denarë sepse në fund të muajit do të kemi problem. Ne kujdesemi që asnjë pacient të mos mbetet pa terapi”, sqaroi Matoshi dhe theksoi se çdo vit numri i pacientëve rritet për 10-15 për qind.

Duke u kthyer në revizionin shtetëror, ai tha se në raport ajo “i ka përzier akceleratorët”.

Lidhur me mospërputhjet e konstatuara, Matoshi ka njoftuar Komisionin se disa punë kanë përfunduar dhe disa janë në vazhdim.

MARKETING



You may also like