MASHTI hap konkurs për financimin e projekteve të ndryshme shkencore, Pupovci: 2 milionë euro për aftësimin profesional

by admin
Spread the love

Pupovci: 2 milionë euro për aftësimin
profesional, MASHTI hap konkurs për financimin e projekteve të ndryshme shkencore

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës,
Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se arsimi profesional
do të mbetet prioritet i këtij dikasteri. Ai ka thënë se për këtë çështje do të
ketë një grant prej 2 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Pupovci ka thënë gjatë kësaj jave janë nënshkruar
16 kontrata pune me nxënësit e qendrës së kompetencës në Skenderaj për zbatimit
e mësimit “dual” me një kompani ndërtimi.

Krahas kësaj, Pupovci foli edhe për programin
për skitari, ku përgjatë 3 javëve, janë zhvilluar gara në Brezovicë e që
pjesëmarrës kanë qenë mbi 400 nxënës.

“Këto grante janë për investime që bëhen në pajisje
në infrastrukturë dhe në trajnime në institucionet e aftësimit profesional. Janë
nënshkruar 16 kontrata pune me nxënësit e qendrës së kompetencës në Skenderaj për
zbatimit e mësimit dual me një kompani Rukolli&R. Më shumë se 400 nxënëses
kanë qenë përfitues të programit për skitari për gjatë 3 javëve të zhvilluara në
Brezovicë dhe përmes këtyre aktiviteteve fizike ndikohet në zhvillimin e shëndetit
të fëmijëve”, tha ai.

“Janë ndarë shpërblime për klasat 1 deri 5 dhe
në këtë rast dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë këshillit britanik për Ballkanit
Perëndimor për mundësitë që u është mundësuar nxënësve tonë”.

Ai njoftoi se MASHTI ka hapur konkurs për
financimin e projekteve të ndryshme shkencore dhe presin që hulumtuesit e
personelit akademik të bëjnë aplikime për shfrytëzimin e këtyre fondeve.

“E kemi në dëgjim publik projektligjin për Agjencinë
e Kosovës për Akreditim dhe ky është ligj mjaft i rëndësishëm në Kosovë dhe
shpresojmë se imputet që vijnë nga imputi publik të përmirësohen dhe të nënshtrohen
procedurat e miratimit në Kuvend”, tha ai.

Ndërsa për udhëzimin administrativ që bëri
bujë të madhe për ndalimin e grave me shamija, tha se ekziston që nga viti
2008.

Tha se nuk kanë ndonjë plan që tani për tani
ta rishikojnë atë udhëzim.

“Këto udhëzime administrative janë të
pranishme prej vitit 2008, ju po u referoheni të vitit 2014 ku njërat ndër ndalesat
si e telefonit e veshjeve ekstravagante është edhe bartja e uniformës fetare.
Thjeshtë është çështja tek interpretimi asaj që ne e konsiderojmë si uniformë
fetare. Është pikëpyetje e madhe se në çfarë mase është shamia pjesë e uniformës
fetare. Një gjë e kemi qëndrim kategorike gjithë fëmijëve duhet t’ju mundësohet
shkuarja më shkollë. Nuk dëshirojmë që të dërgojmë mesazhe të gabuara në
opinion. Shkolla publike në Kosovë është shkollë laike dhe duhet të
respektohet, dhe të drejtat e të gjithë fëmijëve. Ka raste të shkarjeve kur
ndodhin situata që janë të padëshiruara për ne. Por mendoj që me një reagim të
shpejt ato zgjidhjen. Për ndryshe nuk kemi ndonjë plan që tani për tani ta
rishikojmë atë udhëzim”, tha ai.

You may also like