MASH: Nxënësit do të shfrytëzojnë pushimin pranveror nga 29 prilli deri më 5 maj, ndërsa viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor

by admin
Spread the love

Në vitin shkollor 2023/2024, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror. Në seancën e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023.

“Në seancën e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023. Prej datës 30 dhjetor nxënësit do të shfrytëzojnë pushimet dimërore dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar. Në periudhën nga data 29 prill deri më 5 maj 2024, nxënësit do të jenë në pushim pranveror. Viti akademik do të zgjasë deri më 17 qershor, ndërsa pushimet verore do të nisin nga 18 qershor dhe do të mbarojnë më 31 gusht 2024″, thuhet në njoftimin e MASH-it.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like