MASH-i për protestën e universiteteve: Nëse ekziston vullnet në Kuvend për marrëveshje kolektive, ne do të marrim pjesë në negociata

by admin
Spread the love

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot, lidhur me protestën e pesë universiteteve publike, të cilat kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, për MIA-n  konfirmoi se e mbështesin çdo ide plr rritje të pagave dhe nëse ka vullnet në Kuvend për nënshkrimin e saj, si institucion do të marrin pjesë në negociata.

“MASH-i dhe ministri Jeton Shaqiri e mbështesin çdo ide për rritjen e pagave të të punësuarve në institucionet arsimore pa dallim nëse janë në arsimin fillor, të mesëm apo të lartë. Duke pasur parasysh se themelues i universiteteve shtetërore është Kuvendi, nëse ka vullnet për  nënshkrimin e marrëveshjes kolektive edhe me universitete të tjera, përveç UKIM-in,  si institucion do të marrim pjesë në negociata, sepse kuadri mësimor – shkencor meriton paga më të larta”, potencojnë nga MASH-i.

Ndërkaq, sot në protestë paqësore dolën anëtarët e sindikatave të universiteteve në Manastir, Tetovë, Shtip, Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup, ku kërkuan nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe barazimin e të drejtave,  detyrimeve dhe përgjegjësive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” –  Shkup.

Rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”  – Manastir  Igor Nedellkovski gjatë protestës informoi se ka pranuar mesazh nga kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski në të cilin thuhet se në koordinimin e sotëm të grupeve parlamentare kanë marrë vendim që të propozojnë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës të të punësuarve  në institucionet e arsimit të lartë publik, me çfarë do të sigurohet  rritje adekuate të pagave  për të gjithë.

MARKETING



You may also like