Masat dhanë efekt, inflacioni është ulur në 3 për qind – Shqip

by admin
Spread the love

INFLACIONI

Masat dhe politikat e LSDM-së në drejtim të ndalimit të rritjes së çmimeve kanë dhanë rezultat. Kështu vlerësojnë në kumtesë për mediat nga partia maqedonase në pushtet, të cilët theksojnë se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave Inflacioni në shkurt të këtij viti është ulur për 3%. Kjo është norma më e ulët e inflacionit që nga qershori i vitit 2021, kur filloi të hyjë në fuqi ndikimi i presioneve inflacioniste, si pasojë e krizës energjetike, luftës në Ukrainë dhe ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit.

Nga LSDM thonë se në të njëjtën kohë, paga mesatare ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë prej 40.000 denarë dhe është më e lartë se rritja e kostove, kështu që fuqia reale blerëse është rritur në të njëjtën periudhë. Sipas LSDM-së kjo konfirmon se Masat dhe politikat e saj në drejtim të ndalimit të rritjes së çmimeve kanë dhënë rezultat./Tv Klan

You may also like