“Masa gjykoi mirë, por nuk ka uniformitet”, Alegri shmang polemikat dhe i thur elozhe Ekubanit: Pikë e rëndësishme…

by admin
Spread the love

Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Xhenoas, në duelin ku nuk munguan edhe polemikat për sa i përket arbitrimit.

Në lidhje për këtë përballje foli edhe trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, i cili ndër të tjera u shpreh:  

“Nuk ishte e thjeshtë, bëmë një paraqitje të mirë, por për të qëndruar në krye duhet të jemi më efikasës. Kundërshtari duhet vrarë sepse pastaj të ndodh një rast kundër dhe pëson gol. Duhet kthjelltësi por është një pikë e rëndësishme, vazhdojmë serinë pozitive”.

alegriii

“Arbitrimi? Masa bëri mirë, jam i lumtur dhe nuk jap gjykime sepse nuk është puna ime. Ka gjithmonë episode që vlerësohen një mënyrë ose një tjetër, nuk ka një udhëzues, 6-7 vite më parë na u anulua një gol i tillë. Normale që nuk ka uniformitet, janë raste subjektive”.

“Kemi qenë pak të brishtë, por Ekubani bëri një veprim të bukur. Mund të ndodhë, por na vjen keq sepse kur ke raste të rëndësishme duhet të bësh gol. Penalltia? Një zgjedhje e fushës, Vlahovici i dha topin Kiezës”, deklaroi Alegri.  

 PANORAMASPORT.AL

You may also like