Martohen Luizi dhe Kiara. Pas puthjes së shumëpritur, këngëtari djeg shaminë e beqarit

by admin
Spread the love

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli i ‘kanë dhënë fund beqarisë’ mbrëmjen e sotme, duke u martuar në shtëpinë e Big Brother VIP. Edhe pse është vetëm një lojë e dhënë nga Vëllai i Madh, dyshja e kanë shijuar shumë këtë moment të veçantë.

Pas celebrimit dhe betimeve të çiftit, Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e parë si çift në buzë. Ishte Kiara ajo e clla i dhuroi puthjen e shumëpritur këngëtarit, teksa dyshja duket se e ka shijuar shumë këtë moment të bukur.

I ftuar për të celebruar këtë dasmë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother është këngëtari i njohur shqiptar, Altin Shira, i cili po performon posaçërisht për çiftin. Pas puthjes, çifti ka festuar nën tingujt e muzikës së Altinit, teksa dasma e tyre ka ndjekur çdo traditë.

Gjatë festimeve, këngëtari dogji edhe shaminë e beqarit, ndërsa më pas dasma ka vijuar e qetë dhe banorët kanë kërcyer gjatë gjithë mbrëmjes.

You may also like