Marshime pro-Palestinë në Britani pas fjalimit të Sunak për ‘ekstremistët’ (fotot)

by admin
Spread the love

Marshime e protesta pro-Palestinë u zhvilluan sot në disa qytete të Britanisë pas një fjalimi të kontestuar të kryeministrit vendas Rishi Sunak që paraljmëronte se demokracia po sulmohet nga “ekstremistë”.

Një ditë më parë Sunak fliste për “forca në Britani që përpiqen të na shkatërrojnë”, në lidhje me konfliktin brutal në Lindjen e Mesme dhe sulmin e 7 tetorit nga Hamas kundër Izraelit. Ai nuk përmendi mijëra civilë palestinezë të vrarë nga sulmet dhe bombardimet izraelite në Gaza.

Nga hyrja e kryeministrisë Sunak tha se “demokracia jonë po shënjestrohet” dhe dënoi rritjen e kohëve të fundit të “trazirave dhe krimeve ekstremiste”, shkruan e përditshmja vendase The Guardian.

Në lidhje me fitoren e radikalit të majtë George Galloway në zgjedhjet e pjesshme në Rochdale ai e quante “alarmuese”, ndërsa atyre që merrnin pjesë në marshimet pro-Palestinë u bënte thirrje të demonstronin paqësisht dhe me “dashamirësi e empati”.

Ben Jamal, organizator i grupit protestues ‘Palestine Solidarity Campaign’, reagoi ndaj fjalimit të kryeministrit duke i sugjeruar “të shikohej në pasqyrë dhe të dëbonte disa deputetë nga partia e tij”.

Jamal tha nënjë postim: “Rishi Sunak këkon të zgjidhë çështjet me ‘ekstremistët’, por ndoshta ai duhet ta nisë me politikanët, komentatorët deh liderët fetarë që mëbshtesin një shtet të akuzuar për gjenocid, e mbështesin atë në masakra dhe në krijmin e qëllimshëm të vdekjeve nga uria, dhe jo ata që protestojnë kundër kësaj”.

“Ndërsa për zemërimin e tij për ekstremistët, ndoshta ai duhet të shihet në pasqyrë ose në tryezën e kabinetit? Kur të kesh dëbuar Suella Braverman, Robert Jenrick e Michael Gove atëherë po, sa për të filluar”.

Protestat e sotme në Londër drejtoheshin kundër bankës kryesore vendase Barclays Bank, e cila kryen lidhjet financiare të kompanive që furnizojnë me armë dhe teknologji ushtarake Izraelin.

Protestuesit thanë se degët e kësaj banke do të ishin fokusi i protestave në Uells, Londër e disa qytete të tjera. /The Guardian/


Protesta sot ne Birmingham


Top Channel

You may also like