Marr ende kë*cënime nga fansat e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tea Trifoni, ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania dhe emisionit ‘Përputhen’ ishte e ftuar së fundmi në rubrikën ‘Mos i bjer me top’, pjesë e programit ‘E diell’. Ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve pikante të dy moderatorëve të programit, Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit.

Tea pranoi për Ronaldon dhe Erjolën se ajo e ka parë me adhurim Luizin vetëm kur ai këndonte, duke mohuar kështu pëlqimin që ajo kishte për të. Ndër të tjera, ajo ka përmendur edhe kërcënimet që ka marrë nga fansat e Luizit. Tashmë nuk ka më kërcënime, por dëgjon shpesh fëmijë në lagjen e saj kur këndojnë për Luizin.

Pjesë nga intervista:

Tea Trifoni: Mendoj që nuk është për mua futja për herë të dytë. Unë herën e parë nuk e përballova mirë, kështu që herën e dytë nuk do e…

Ronaldo Sharka: Ta them unë përgjigjen, nuk do futej se nuk do e përballonte dot shikimin me Luizin.

Tea Trifoni: Unë e shikoja me admirim atë në momentin që këndonte dhe këto janë keqinterpretuar.

Ronaldo Sharka: Vetëm në momentet kur këndonte Luizi?

Tea Trifoni: Vetëm momentet që këndonte.

Ronaldo Sharka: Po kur flinte gjumë?

Tea Trifoni: Pse e ka ruajtur njeri kur flinte gjumë?

Ronaldo Sharka: Deklarata jote bëri shumë bujë që ke marrë kërcënime nga fansat e Luizit, ti ke qenë me motrën tënde në makinë, të kanë përndjekur e kështu gjërash, a vazhdon merr ende kërcënime?

Tea Trifoni: Edhe sot kur po vija këtu, sapo zbrita nga shtëpia, po më priste makina poshtë… Jo kërcënime nuk kam marrë, ishte një grup fëmijësh e këndonin, “o Luiz, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

You may also like