Marotta thyen heshtjen, flet për Zielinskin

by admin
Spread the love

Marotta e pranon se Interi po e përcjellë nga afër Zielinskin.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmon se Piotr Zielinski është ndër lojtarët e ndjekur nga Nerazzurrët, por insiston se është ‘shumë herët’ për të bërë një lëvizje për polakun.

Kontrata e Zielinskit me Napolin skadon në fund të sezonit, por klubi aktual është në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Juventusi dhe Interi janë lidhur me nënshkrimin e polakut si transferim i lirë në qershor dhe Marotta konfirmon se Nerazzurrët e kanë monitoruar 29-vjeçarin.

“Unë e di se kontrata e tij skadon, por për momentin, ne nuk jemi të shqetësuar”.

“Ne monitorojmë lojtarët me kontrata të skaduara, por është shumë herët për të ndërhyrë drejtpërdrejt. Ai është një lojtar i talentuar dhe shpresoj, edhe për të mirën e Napolit, që të arrijë një marrëveshje me ta”, ka thënë Marrota për DAZN.

You may also like