Marotta: Pronarët e huaj një e mirë për futbollin italian, Zhang ka shpenzuar miliona

by admin
Spread the love

Giuseppe Marotta flet sërish për situatën në të cilën ndodhet futbolli italian: “Mirë se të vijnë kompanitë e huaja që kanë ndihmuar si Interin dhe Milanin, që më parë drejtoheshin nga njerëz të fuqishëm si Massimo Moratti dhe Silvio Berlusconi. Familja Zhang ka investuar 800 milionë euro, nuk janë pak. Duhet ti falenderojmë për atë që kanë bërë”.

Administratori i deleguar i Interit ka theksuar se për të ndërtuar një skuadër fituese duhet: “përveç mbështetjes financiare, edhe një menaxhim i mirë, jo vetëm futbollistë që zbresin në fushë”.

Duke shpjeguar ndryshimet mes klubeve që drejtohen nga të huaj dhe nga italianët, Marotta shton: “Juventusi ka 100 vite që ka të njëjtët pronarë, kjo gjë krijon lidhje dhe vlera të shtuara që vështirë se i gjen diku tjetër. Tek Interi kanë ndryshuar 3 pronarë në tetë vite, për pasojë ka pasur shumë ndryshime në menaxhim dhe më shumë paqëndrueshmëri”. / Oversport.tv

Foto: inter.it

You may also like