“Maroku nuk është rastësi”, kapiteni Lloris: Tregojmë forcën në momentet vendimtare!

by admin
Spread the love

Franca luan ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Botërorit me kombëtaren afrikane që synon surprizën edhe përballë “Gjelave” të trajnerit Didier Deschamps.

Në kampin francez nuk ka vend për nënvlerësim teksa kapiteni i skuadrës, Hugo Lloris në konferencën për shtyp theksoi se ka respekt për kundërshtarin duke shtuar se nuk ka mundësi që një skuadër që mposht Belgjikën dhe eliminon Spanjën me Portugalinë, të jetë rastësi.

“Ne kemi respekt dhe vlerësim për rrugëtimin e Marokut, në këtë kompeticion nuk mud të jetë rastësi një skuadër që mposht Belgjikën dhe eliminon Spanjën dhe Portugalinë. Ne po përgatitemi me qetësi, madje edhe për klimën që na pret në stadium.

Duhet të ruajmë klimën pozitive në skuadër dhe duhet të vijojmë me të treguarit forcën tonë në momentet më vendimtare të ndeshjes. Deschamps na frymëzon, ka shumë eksperiencë dhe kemi një marrëdhënie të afërt me të, i besojmë shumë”, u shpreh Lloris.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like