Mariçiq: Kapitulli 20 e hap derën e tregut të BE-së për kompanitë e Maqedonisë

by admin
Spread the love

Fokusi i Qeverisë është harmonizimi me tregun e BE-së, i cili karakterizohet me konkurrencë dhe inovacion, si dhe në masat dhe instrumentet politike për zvogëlimin e pasojave të krizës energjetike, e cila përshpejtoi disa procese të reformave, tha sot në Bruksel zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij hyrës të skrining agjendës dypalëshe Kapitulli 20 – “Ndërmarrje dhe politika industriale”, tha se

“Efektet pozitive që sjell zbatimi i politikave dhe standardeve evropiane në këtë sferë janë në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së Maqedonisë. Qeveria miratoi një plan ambicioz për rritjen e përshpejtuar 2022-2026. Financimi i përzier dhe rritja e investimeve private janë në thelb të Planit, me disa instrumente të fokusuara kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të lidhura horizontalisht me agjendën digjitale dhe të gjelbër”, tha Mariçiq.

 

Zëvendëskryeministri Mariçiq, i cili është negociatori kryesor i vendit me BE-në, iu referua gjithashtu disa reformave kryesore në kapitullin “Ndërmarrje dhe politika industriale”, të cilat do të ndihmojnë kompanitë e Maqedonisë të arrijnë standardet evropiane dhe të jenë konkurruese.

“Mariçiq theksoi Planin për rritje ekonomike dhe planin e veprimit për politikën industriale, të cilat i referohen forcimit të konkurrencës së ekonomisë, ndërkombëtarizimit, inovacionit dhe specializimit të zgjuar. Në këtë drejtim, ai përmendi edhe disa dokumente strategjike, të cilat vënë në fokus ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke filluar nga Strategjia për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2018-2023, Plani i Rritjes Ekonomike, Strategjia për Sipërmarrjen e Grave dhe strategjia industriale”, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.

Ai theksoi se Strategjia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmban 10 parimet nga Ligji për bizneset e vogla, të cilat konfirmojnë përkushtimin e Qeverisë për harmonizimin e politikës për të njëjtat me dokumentet kyçe strategjike të BE-së.

Mariçiq theksoi se sa më shumë të respektohen standardet dhe parimet e ekonomive të zhvilluara evropiane, aq më shumë do të kemi investime të huaja dhe vendore, ndërsa ekonomia e Maqedonisë do të bëhet më konkurruese dhe më e qëndrueshme në konkurrencën që pret në tregun ndërkombëtar.

“Si një nga arritjet në këtë fushë, Mariçiq e theksoi pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin për një treg të vetëm 2021-2027, duke treguar se planet e përgjithshme për të ardhmen do të vazhdojnë me hartimin dhe zbatimin e masave dhe instrumenteve të politikave në përputhje me parimet e BE-së në politikën industriale me fokus ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale, monitorimin dhe vlerësimin e strategjive dhe masave të politikave dhe përputhshmërinë e mëtejshme me Direktivën për pagesa të vonuara”, njoftojnë nga Kabineti i tij.

Prej atje bëjnë me dije se nesër vazhdon takimi skrining me temën “Ndërmarrje dhe politika industriale”, ndërsa agjenda dypalëshe e skriningut vijon javën e ardhshme me kapitujt e fundit të Klasterit 3 – “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, Kapitulli 17 – “Bashkimi monetar evropian”. dhe Kapitulli 29 – “Unioni Doganor

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like