Maradona në “Wembley” duke parë Argjentinën!? Fotoja që po “tërbon” rrjetin

by admin
Spread the love

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020, duke lënë pas një histori të lavdishme. Ai u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, teksa të gjithë kujtojnë lavdinë e tij.

Megjithatë, një foto e kapur gjatë sfidës Itali-Argjentinë në “Wembley” në turneun “Finalissima” është bërë virale dhe po “tërbon” internetin. Në pamjet e shpërndara në rrjet, është fokusuar një person mes tifozëve që ngjason si Diego Armando Maradona.

Tifozi mbante veshur një kapele, teksa nga fotoja vërehet një ngjasim i madh me legjendën Diego Armando Maradona. “Diego është gjallë, Diego ishte në Wembley, ai nuk mund të mos ndiqte Argjentinën e tij” , ishte fraza që u bë virale.

Gjithçka nisi nga llogaria në “Twitter” e Sara Aribo, një fotografe profesioniste, e cila shpërndau një foto bardhezi të Mesit dhe në sfond ndodheshin tifozët.

Teksa në këtë moment, ndjekësit e saj në rrjetin social kanë dalluar një person me kapele mes publikut që ngjason shumë me Maradonën. “TyC Sports” më pas ri-publikoi fotografinë në të cilën shihet qartë figura e ngjashme me Maradonën.


You may also like