Maqedoni Ekonomi “Energjia që do të krijohet në centralin fotovoltaik, do të shitet edhe jashtë shtetit”, zbulohen detaje të reja nga investimi

by admin
Spread the love

Drejtori i “MEY ENERGY”, Shefqet Demirovski në “10 minuta” në TV21 ka folur më gjerësisht për investimin e promovuar sot – nisjen me punë të centralit fotovoltaik në Novaci të Maqedonisë.

Ai tha se centrali është ndërtuar në tokë private, e cila është blerë nga banorët lokal të këtij vendi.

“Investimi është rreth 40 milionë euro dhe ky është centrali i parë fotovoltaik që ndërtohet në pronë private me hapësirë prej 57 hektarësh. Toka është blerë nga banorët lokal”, tha Demirovski.

I pyetur më tej se çfarë do të bëhet me energjinë e prodhuar, ai zbuloi se fillimisht e njëjta do të shfrytëzohet për nevojat e vendit, ndërkaq një sasi do të shitet edhe jashtë vendit.

Do ta shesim… Kemi kompani vendore e cila ka kontakte me të huaj dhe ajo e shet edhe në Maqedoni dhe jashtë shtetit. Në fillim do të jetë për nevojat e shtetit, ndërkaq teprica e energjisë do të shkojë jashtë shtetit”, tha më tej Demirovski.

You may also like