Manchester United komunikon: Klubi ka nisur sot masat e duhura për Ronaldon

by admin
Spread the love

Situata e Cristiano Ronaldos dhe Manchester United po shkon gjithnjë e më shumë në greminë. CR7 dha një intervistë shokuese pak ditë më parë për gazetarin Tom Brady. Kjo gjë i bëri “Djajtë e Kuq” të marrin masa sa më të shpejta për legjendën .

Së fundmi, United dha një njoftim në profilin zyrtar në Twitter. “Manchester United ka nisur masat e duhura këtë mëngjes, për intervistën e dhënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo. Ne do të komunikojmë më tej, derisa ky proces të arrijë në përfundim.” – shprehet Manchester United në Twitter.

Sipas prestigjiozes “Daily Mail”, drejtuesit e United janë të bindur që të mos paguajnë një pjesën e mbetur të pagës prej 16 milionë panud Ronaldos. Kjo situatë që po ndodh është një nga më të rrallat e historisë së futbollit. /oversport.tv Foto: Manchester United, Facebook

You may also like