Manchester City zyrtarizon rinovimin e kontratës së talentit norvegjez

by admin
Spread the love

Manchester City njoftoi rinovimin e kontratës së Oscar Bobb, me të cilin firmosi deri në vitin 2029, pra për pesë sezone e gjysmë.

Norvegjezi i talentuar bëri debutimin e tij në ekipin e parë të “qytetarëve” këtë sezon, teksa ak shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në 16 ndeshje. Njëri nga golat ishte në debutimin e tij në Champions League dhe tjetri u konsiderua si më i miri i janarit në Premier League.

“Është një mjedis i jashtëzakonshëm dhe vendi më i mirë i mundshëm për një lojtar të ri si unë. Unë kam mësuar shumë nga Pep Guardiola, stafi i tij stërvitor dhe shokët e mi. Do të jem këtu, në këtë klub deri në vitin 2029, kjo do të thotë gjithçka për mua”, tha Oscar Bobb në një intervistë për klubin.

Duhet theksuar se lojtari 20-vjeçar mbërriti në Angli në vitin 2019 dhe kaloi katër sezone në ekipin e të rinjve, përpara se të grumbullohej në ekipin A.


Top Channel

You may also like