Maldini vulos gjithçka, Monza fiton për herë të parë ndaj Genoa-s në “Stadio Luigi Ferraris”

by admin
Spread the love

Monza rikthehet te fitorja dhe atë e bën në një ndeshje të mbushur me gola në transfertën e Genoa-s, me këta të fundit që vazhdojnë të vuajnë mungesën e rezultateve pozitive.

Pjesa e parë e këtij takimi rezultoi shumë i luftuar, me miqtë që morën avantazhin në minutën e 8’, me Pessina-n.

Ndërsa në minutën e 18’ ishte Dany Mota ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe dyfishoi avantazhin e Monza-s.

Në fraksionin e dytë Genoa ishte ajo që diktoi ritmin, ndërsa fitoi penallti në minutën e 51’. Penalltia u mor përsipër nga Gudmundsson, që gaboi në goditjen nga pika e bardhë, por në fragmente sekondash rekuperoi gabimin e tij dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Në minutën e 68’ ishte Vitinha ai i cili gjeti golin dhe barazoi për vendasit.

Megjithatë Maldini riktheu avantazhin te Monza në minutën e 80’, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij, që triumfon për herë të parë ndaj Genoa-s në “Stadio Luigi Ferraris”.

Pas javës së 28-të të Serie A, Genoa renditet në vend të 12-të me 33 pikë, teksa Monza në vend të 10-të me 39 pikë./Shqip


Top Channel

You may also like