Makina zhytet në kanal, shpëtojnë për mrekulli dy vajzat në Lezhë

by admin
Spread the love

Një aksident është shënuar këtë të diel në Lezhë. Dy vajza kanë arritur të dalin në kohë nga makina me të cilët po udhëtonin, para se mjeti të zhytet në kanalin në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e plazhit Shënkoll-Tale. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërkohë që banorët e zonës kanë ndihmuar vajzat të dalin me shpejtësi, duke u shpëtuar të dyjave jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor është në vendngjarje.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kune ku një motorr është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

You may also like