Makina futet në ambientet e shkollës në Londër duke shkaktuar viktima e të plagosur, hetuesit: Nuk është sulm terrorist

by admin
Spread the love

Një vajzë tetë vjeçare u vra dhe shtatë të tjera u plagosën, pasi një makinë u përplas me ndërtesën e shkollës fillore në jugperëndim të Londrës.

Gjashtëmbëdhjetë pacientë u trajtuan në vendin e ngjarjes, ndërsa 10 të tjerë në total, përfshirë edhe të miturat, u dërguan në spital.

Përplasja në shkollën private të vajzave nuk po trajtohej nga policia si sulm terrorist, ndërsa në pranga është vënë autorja 40-vjeçare.

“Shumë trishtim, një vajzë tetë vjeçare vdiq në vendngjarje. Kjo është një kohë shumë e vështirë për të gjithë këtu në shkollë dhe komunitetin më të gjerë. Ne nuk po e trajtojmë këtë si një sulm terrorist”, tha Klair Kelland-hetuesja.

John Martin, shefi i Shërbimit të Ambulancës në Londër, tha se menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes u dërguan 15 ambulanca dhe staf mjekësor që u erdhi në ndihmë të plagosurave.

Nga ana tjetër shkolla ka preferuar të heshtë lë lidhje me ngjarjen e cila ende nuk dihet se përse ka ndodhur.

Dëshmitarët raportuan se rruga jashtë shkollës ishte e ngushtë për këtë arsye është e vështirë për të rritur shpejtësinë.


Top Channel

You may also like