Mainz shmang humbjen ndaj M’Gladbach, Augsburg super ndaj Wolfsburg

by admin
Spread the love

Mainz ka marrë një pikë në transfertë kundër Borussia M’Gladbach, edhe pse pësoi e para. Ky takim përfundoi në barazim 1-1 dhe ndeshja u zhbllokua nga Embolo.

Sulmuesi shënoi për skuadrën vendase në minutën e 34-t dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Mainz nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë shënoi me Onisiwo dhe u largua me një pikë nga kjo transfertë.

NDESHJA TJETËR – Augsburg triumfoi 3-0 kundër Wolfsburg dhe tregoi edhe një herë se do të jetë një kockë e fortë për të qëndruar në Bundesliga.

Skuadra nga Bavaria e gjeti rrjetën që në minutën e parë me Iago, kurse në pjesën e dytë shënuan edhe Niederlechner e Pedersen, duke i mbyllur llogaritë 20 minuta para përfundimit të ndeshjes. / oversport.tv

Bundesliga – JAVA 28
Augsburg-Wolfsburg 3-0
Shënues:
Iago 1’, Niederlechner 62’, Pedersen 69’

Borussia M’Gladbach-Mainz 1-1
Shënues:
Embolo 34’ / Onisiwo 73’

Foto: FC Augsburg, Twitter

You may also like