Magjepsi edhe Luis Enriquen, Barcelona i “vë syrin” talentit maroken

by admin
Spread the love

Azzedine Ounahi, një nga zbulimet e kombëtares së Marokut në Botërorin e Katarit, është shndërruar objektiv i Barcelonës.

Informacioni bëhet i ditur nga “El Mundo Deportivo”, e cila thekson se katalanët synojnë të përforcojnë mesfushën në janar dhe futbollisti maroken shfaqet si një opsion me kosto të ulët.

I njëjti burim shton se Ounahi do të ishte një bast për të tashmen dhe të ardhmen, duke mos qenë një lojtar që do të kushtonte shumë, ndryshe nga Bernardo Silva apo Gundogan, të cilët janë prioritete, por të parealizueshme nga pikëpamja financiare.

Ounahi, 22 vjeç, aktualisht luan me Angers, në Franca, ku është një lojtar kyç. Duhet theksuar se Luis Enrique e vlerësoi lojtarin pas ndeshjes mes Marokut dhe Spanjës:

“U befasova shumë nga numri 8 i Marokut, më falni, tani nuk e mbaj mend emrin e tij. O Zot, nga erdhi ky djalë?! Ai luan shumë mirë, nuk ka reshtur së vrapuari… spektakolar”, tha ish-trajneri i “La Rojas” asokohe në një konferencë për shtypin.


Top Channel

You may also like