MADRID – Spanja siguron fonde për agjencinë e ndihmave palestineze të OKB-së ​

by admin
Spread the love

MADRID, 5 shkurt /ATSH-DPA/ –  Qeveria spanjolle do të mbështesë agjencinë e ndihmave të refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës me një fond speciale prej 3,5 milionë euro (3,8 milionë dollarë).

“Fondet do të ndihmojnë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) të vazhdojë aktivitetet e saj në një afat të shkurtër”, tha sot ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares në Komitetin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Dhomën e Komuneve në Madrid.

“Situata humanitare në Rripin e Gazës është “e dëshpëruar”, tha Albares.

Rripi i Gazës ka qenë nën rrezikun e bombardimeve intensive izraelite, si dhe një ofensive tokësore ushtarake izraelite për disa muaj me rradhë.

Izraeli filloi ofensivën, si dhe një bllokadë të Rripit të Gazës, në përgjigje të sulmeve shkatërruese ndaj Izraelit të nisura nga grupet militante palestineze më 7 tetor, që përfshinin masakra ndaj civilëve.

Disa ditë më parë, UNRWA paralajmëroi se do të pezullonte gjithë punën e saj në Rripin e Gazës pas katër javësh nëse fondet e premtuara nuk paguheshin.

Mbi dhjetëra vende, duke përfshirë donatorët më të mëdhenj si, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, kanë pezulluar një fond prej më shumë se 400 milionë eurosh  për UNRWA, pasi Izraeli akuzoi grupin e ndihmës për përfshirje në sulmin e grupit militant palestinez Hamas.

Hamasi, i cili ka sunduar Gazën që nga viti 2007, udhëhoqi sulmet e 7 tetorit dhe konsiderohet një grup terrorist nga SHBA-ja, Izraeli dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli ka pretenduar se disa punonjës të UNRWA kanë marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like