Lyon mposht me tris Marseille, Nice mban hapin e Monaco dhe Rennes

by admin
Spread the love

Marseille është mposhtur në shtëpi 0-3 nga Lyon, në një ndeshje ku përqendrimi nuk ka qenë maksimal edhe prej faktit që në mesjavë do të luajnë gjysmëfinalen e kthimit të Conference Leaue kundër Feyenoord.

Në 45 minutat e para të ndeshjes nuk pati asnjë gjuajtje në kuadrat dhe rrjedhimisht as gol. Lyon kishte menduar të tregohej cinik, duke ia lënë topin Marseille dhe nga ana tjetër shënoi tre herë.

Lukeba e gjeti rrugën e rrjetës 10 minuta nga nisja e pjesës së dytë, ndërsa më pas golin e qetësisë e realizoi Moussa Dembele. Lyon nuk u mjaftua me kaq, pasi në fund shënoi një tjetër gol edhe Toko Ekambi.

Nice ndërkohë u përgjigjet Monaco e Rennes dhe ruan distancën prej dy pikësh me to. Ditën e sotme kishte një duel në transfertë kundër Bordeaux dhe fitoi 0-1, me një gol të shënuar nga Delort.

Vendasit mbeten kështu në vendin e parafundit, me katër pikë më pak se St Etienne kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur. / oversport.tv

LIGUE 1 – JAVA 35

Bordeaux-Nice 0-1
Shënues:
Delort 74’

Marseille-Lyon 0-3
Shënues:
Lukeba 55’, Dembele 76’, Toko Ekambi 89’

Foto: OGC Nice, Twitter

You may also like