Lupço Kocevski dha deklaratë solemne para deputetëve – Shqip

by admin
Spread the love

ME PËRVOJËN TIME MUND T’I PËRGJIGJEM FUNKSIONIT QË DO TA USHTROJË

Dy ditë pas zgjedhjes së tij, Kryeprokurori i ri i shtetit, Lupço Kocevski dha sot deklaratën solemne pra kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski. Pas akti solemn, Kocevski tha për mediat se, bëhet fjalë për një punë shumë të vështirë dhe me përgjegjësi para së cilës qëndrojnë shumë sfida, por me përvojën e tij shumëvjeçare dhe njohuri, siç tha, vlerëson se mund t’i përgjigjet funksionit që do ta ushtrojë. Ai u emërua kryeprokuror në seancës plenare të së martës, me 62 vota “PËR”. Kocevski vjen në këtë funksion, në vendin e Lubomir Joveskit, mandati gjashtëvjeçar i së cilit përfundoi më 25 dhjetor të vitit të kaluar./tvklan.mk

You may also like