Lulzim Basha braktiset masivisht nga deputetët, Jorida Tabaku, i kërkon dorëheqjen nga PD-ja

by admin
Spread the love

Edhe Jorida Tabaku, i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe t’i hapë rrugën e bashkimit te partisë, sepse ne politikë na dallon qëndrueshmëria.

“Nga 9 shtatori kam kërkuar për bashkimin, jam sulmuar pse kam kërkuar që të jemi bashkë, rezultati që morëm në terren, na deëmtoi, edhe pala tjetër nuk arriti asgjë, pra vetëm bashkë mund t’ia dalim.Në Vorë me thanë se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD.  Ne nuk mund të jemi parti zyrash.  Në cdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz.  Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit.  Unë jam gati të ik dhe nga deputete.  Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri.

Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës. Është PD në lojë.  Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njeri-tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë.

Të jemi të thjeshtë, se jemi për herë të trete në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambicie personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët”, – është shprehur Jorida Tabaku.

You may also like