Lukaku pyetet nëse do të kthehet te Chelsea, belgu tallet me “blutë”: Më lini të shkoj…!

by admin
Spread the love

Skuadra e Romës arriti fitore të madhe ndaj Brightonit me rezultatin 4:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në UEFA Europa League.

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku shënoi një gol në këtë mbrëmje, kurse pas ndeshjes u paraqit para gazetarëve, shkruan Indeksonline

Lukaku u pyet se ku do ta ketë ta ardhmen e tij, në Romë apo Chelsea, duke e ditur se kjo e fundit mban kartonin e plotë të lojtarit deri në vitin 2026.

“Nuk dua asnjë polemikë me ta në Angli. Duhet të jem i zgjuar, ju e dini se çfarë po them. A mësova nga gabimi? Më lini të shkoj djema… Më duhet të qëndroj”, u shpreh Lukaku duke u talluar në njëfar mënyre me Chelsean.

Kujtojmë që këtë sezon, Lukaku me Romën në të gjitha garat ka zhvilluar më shumë se 30 paraqitje, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë katër asiste.

You may also like