Lukaku: Isha keq, faleminderit Roma! Njerëzit as që ia kishin idenë…

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku është rikthyer të flasë për verën e kaluar, një ndër momentet më të vështira të tij. Sulmuesi bisedoi fshehtas me Juventusin dhe Milanin, ndërkohë që premtonte dashuri dhe besnikëri ndaj Interit.

Në fund përfundoi te Roma. Dhe Lukaku ka vetëm falënderime për verdhekuqtë, të cilët i besuan në një moment që nuk e donte askush. 30-vjeçari numëron 18 gola deri në këtë fazë të sezonit me Romën.

Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për Romën sepse isha në një situatë të vështirë. Shumë njerëz nuk e dinë se si ishte situata ime, por falënderoj shumë Romën që më ndihmoi.

E ndjeva menjëherë dashurinë e tifozëve ndaj skuadrës madhështore sapo erdha këtu. Nainggolan më kishte përgatitur shumë në ditët e fundit se si duhej të sillesha.

Shokët e skuadra janë treguar shumë të mirë me mua. Mourinho më ndihmoi, të njëjtën gjë po bën edhe De Rossi. I cili më jep më shumë liri në fushë. Më parë luaja me shpinë, tani duhet të sulmoj në thellësi.

Është hera e parë që po formoj i vetëm repartin e sulmit në Itali. Po më pëlqen shumë. Duam të mbërrijmë sa më larg në Europa League dhe kampionat. E kemi detyrim të renditemi në katërshen e parë”, theksoi belgu./ Super Sport


Top Channel

You may also like