Luizi surprizon Kiarën për ditëlindje, i këndon një këngë. Çifti shkëmben puthjen e parë

by admin
Spread the love

Orq 12 ka shënuar edhe hyrjen e datës 18 janar, që përkon me datëlindjen e 27-të të moderatores Kiara Tito, e cila e feston këtë ditë të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Fillimisht, ajo është surprizuar nga familja e saj, të cilët i kanë uruar ditëlindjen përmes një video-mesazhi.

Më pas, moderatorja është surprizuar nga Luizi, i cili i ka kënduar një këngë shumë romantike për ditëlindje. Luizi këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’, ndërsa moderatorja u ngjit në skenë dhe kërceu një vallëzim me Luizin, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.

Më pas Kiara fryu qirinjtë e tortës, ndërsa mendoi edhe dëshirën e saj për ditëlindje. Më pas, ajo kishte edhe një mesazh për të gjithë banorët që e uruan. “Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother”- tha ndër të tjera Kiara Tito.

Pas këtij momenti, Kiara dhe Luizi shkëmbyen edhe puthjet e para, teksa moderatorja i kishte premtuar një puthje në faqe, ndërsa këngëtari e puthi në ballë.

You may also like