Luizi është cinik, vajza jonë duhet të…

by admin
Spread the love

Rrëfimi i Luiz Ejllit pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother VIP preku të madh e të vogël, teksa në një bisedë intime me Kiarën, ai u shpreh se vuan nga një sëmundje e rrallë. Por, një natë më parë, këngëtari tregoi se nuk ishte ai i sëmurë, por ai në fakt kishte treguar historinë e një shoku. Por, duke u justifikuar, ai tha se kishte tē njëjtat simptoma dhe dyshonte të ishte edhe ai i sëmurë.

Pas vizitave mjekësore, doli që Luizi gëzon shëndet të plotë dhe u rikthye në shtëpinë e Big Brother. Kjo situatë është komentuar gjërë e gjatë sot jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga njerëz të njohur, ndërsa nuk ka munguar as opinioni i prindërve të Kiara Titos, vajza e cila Luizi pëlqen në shtëpi.

Në një lidhje ‘Skype’ në emisionin ‘Ftesë në 5’, ata analizuan lojën e vajzës së tyre dhe Luizit, teksa babai i Kiarës u shpreh se ajo duhet të ishte treguar e prerë që kur mori vesh gënjeshtrën e Luizit. “Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm.

Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim” – ka thënë babai i Kiarës.

Ndërkaq, e ëma e Kiarës u shpreh shumë e prekur nga komentet negative për të bijën në rrjete sociale. “ Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë.

Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton”- ka thënë ajo në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel.

You may also like