Luizi e quajti ‘të përdalë’, m’u duk hipokrizi e madhe

by admin
Spread the love

Tea Trifoni ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur për herë të parë në lidhje me disa deklarata që bënë së fundmi finalistët e “Big Brother VIP” për të. Në një lojë me pyetje të organizuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, 4 banorët u pyetën se cilin nga personat nuk pëlqejnë. Sakaq, e menjëhershme e Luizit ishte përgjigjja e Luizit, i cili përmendi emrin e Teas, duke e konsideruar antipatike.

“Luizi e quajti shabllon të përdalë Efin me deklaratat që bëri. Nuk e kam mbështetur Efin në lojën e saj por me deklaratat që bëri Luizi kundrejt saj nuk më pëlqyen. Publiku e mori sikur mbrojta emisionin “Për’Puthen” por jo, mbrojta Efin.

Mu duk hipokrizi e madhe, po quante të përdala vajzat që shkojnë në këto emisione kur gruaja e tij e ardhshme ka bërë të njëjtën gjë. Unë thjesht thash që nuk ka asgjë të keqe të marrësh pjesë në këto formate.

Nuk të bën të përdalë fakti që del në televizion por për publikun shqiptarë nëse futesh në këto emisione kategorikisht je e përdalë”- tha Tea Trifoni.

You may also like