Luizi & Armaldo vazhdojnë betejën në distancë edhe pas Big Brother, dyshja ngacmohen në Instagram (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kanë qenë dy nga personazhet më të komentuar të edicionit të dytë të Big Brother VIP, që uli siparin pak javë më parë. Dyshja duket se vijojnë të ngacmohen e të duhen po aq shumë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Në një postim të fundit të bërë nga maestro Armaldo Kllogjeri, ky i fundit ka shkruar si tekst shoqërues në foton e tij “Fito me elegancë, humb me dinjitet”. E ky përshkrim ka tërhequr pa dyshim edhe vëmendjen e Luizit.

Dhe nuk kishte se si të mungonte as komenti epik i këngëtarit, i cili i shkroi: “Ose mos luaj fare kur nuk di.’, gjë që shkaktoi të qeshura tek ndjekësit si dhe tek moderatorja Arbana Osmani.

Nga ana tjetër, Armaldo nuk ia kursej një kundërpërgjigje Luizit dhe ja ktheu: “akoma do të marrësh vëmendje edhe jashtë nga unë o burr i dheut?”

Në fakt duket se Luizi i ka marrë ‘likes’ Maestros sepse deri tani komenti i tij ka mbi 12 mijë pëlqime, kurse postimi Armaldos 8 mijë, sikurse kanë vënë re edhe komentuesit në sektorin e komenteve.

 

You may also like