Luhen sot 6 sfida të Kupës, Partizani-Oriku vjen live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të luhen sot 6 ndeshjet e mbetura të Kupës së Shqipërisë për fazën 1/16. Sfida midis Partizanit dhe Orikut do të vijë live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Në këtë sfidë “Demat” do të inagurojnë dhe stadiumin e tyre në kompleksin Partizani. Sfida do të startojë në orën 15:00 dhe mund ta ndiqni në Oversport 1.

Po në të njëjtin orar do të luhen edhe pesë ndeshjet e tjera të ditës së sotme. Tirana do të përballet në transfertë me Koplikun ku objektiv të vetëm ka fitoren. Fitoren kërkon edhe Dinamo përballë Butrinit.

Burreli do të ndeshet me Tomorin, ndërsa Lushnja do të presë në shtëpi Tërbunin. Do të luhet gjithashtu edhe përballja midis Shkumbinit dhe Egnatias, me këta të fundit që shihen si favoritë. /oversport.tv

You may also like