Luftime të rënda në Gaza/ Siria, raketë ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

Hyrja e trupave Izraelite nga toka në Gaza e kanë intensifikuar luftën në Lindjen e Mesme.

Hamasi tha të dielën se luftëtarët e tij ishin të përfshirë në “luftime të rënda” në Gaza, ku Izraeli ka përshkallëzuar operacionet tokësore, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi dëshpëruese gjendjen e civilëve palestinezë që shpërthyer depot me ushqime, pas 3 javësh rrethimi dhe bombardimesh dhe paralajmëroi se “Rendi publik ka filluar të shembet në Gaza”

Këshilltarët  e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se rreziku i përhapjes së konfliktit është i lartë, në një kohë që edhe Siria ka lëshuar një raketë drejt Izraelit.

Sakaq ushtria izraelite vijon luftimet edhe në Bregun perëndimor, ku raportohet për të paktën 5 viktima mes civilëve palestinezë.

Franca dënoi “dhunën e papranueshme” të ushtruar nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se bombardimet izraelite kanë vrarë më shumë se 8,000 njerëz, kryesisht civilë dhe gjysma e tyre fëmijë që nga nisja e konfliktit më 7 tetor.

Paniku dhe frika janë rritur brenda territorit palestinez, ku OKB-ja thotë se më shumë se gjysma e 2.4 milionë banorëve të saj janë zhvendosur dhe mijëra ndërtesa janë shkatërruar.


Top Channel

You may also like