Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në Ballkan, Zheji: Moska ka pësuar humbje!

by admin
Spread the love

03.10.2022 – 14:54

Analisti Artur Zheji, në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24 foli për luftën në Ukrainë dhe rrezikun e sulmeve bërthamore të paralajmëruara nga Rusia, duke u ndalur edhe tek ndikimi në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë bisedës në studio, Zheji tha se Ukraina ka çliruar disa nga zonat e pushtuara nga Rusia.

“Shpërthimet në Detin Baltik të gazsjellësit shumë të madh , dyshohet se është hedhur në erë nga forcat special ruse ka krijuar në konflikt edhe më të madh. Nëse kjo vërtetohet e çon gatishmërinë e tensionit në një nivel të jashtëzakonshme dhe unë shtroj pyetjen a mos jemi në nivelin e një Luftë Botërore dhe nuk e dimë?”, tha Zheji.

Nga ana e tij avokati Spartak Ngjela tha se luftë konvencionale do të ketë, por luftë botërore sipas tij nuk mund të quhet.

“Problemi qëndron se e futën në një luftë me një shtet të madh, i dhanë ndihmë absolute, tani ndalemi tek çështja se a do ta analizojë Perëndimi shkatërrimin e Rusisë? Deri tani Rusia po shkatërrohet por a do të shkatërrohet përfundimisht mbetet për t’u parë. A do të eliminohet Putini apo jo, do ta shohim. Sa i përket gjendjes aktuale në Rusi është shumë e rëndë sepse ka humbje shumë të mëdha. Pra unë them që lufta konvencionale do të vazhdojë dhe pyetja ime është përse nuk ka pasur Luftë Botërore nga ’45”, tha Ngjela.

Ndër të tjera analisti Zheji tha se situate brenda në Rusisë është e papërballueshme, dhe se ka pësuar shumë humbje ushtarake.

Po ashtu u ndal edhe tek situata në Ballkan, duke thënë se shqetësimi i kryeministrit të Kosovës është serioz.

“Si do të shkojë situata në Kosovë dhe Serbi për t’u kthyer në Ballkan pasi alarmimi që bën Kurti dhe zonja Osmani duhet trajtuar me kujdes”, tha ai.

Për avokatin Ngjela konflikti Rusi-Ukrainë nuk shtrihet dot në Ballkanin Perëndimor.

“Ukraina kërkon të hyjë në NATO,. Shqipëria është e mbrojtur. Politika është demagogji nuk është fakt , pra demagogji për të mbajtur një popull”, tha Ngjela, duke shtuar: “Fakti që Serbia sheh nga Rusia është në favorin tonë. Çështjen e shoh në favor të botës shqiptare. Serbia po reagon se është drejt Rusisë, por Rusia sërish nuk e beson shumë”.

You may also like