Lufta ndaj flakëve, forcat shqiptare do të shkojnë në ndihmë të Greqisë – Shqip

by admin
Spread the love

Më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë shtetin helen i cili po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të ditëve të fundit.

Të gjitha këto forca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditën së sotme, për të kaluar në anën tjetër të kufirit por një përgjigje e Sistemit Europian i Mbrojtjes Civile është shprehur më parë se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësore, ndaj e për këtë ka patur një farë tërheqje të shërbimit zjarrfikës të vendit tonë.

Nga i njëjti sistem disa orë më vonë ka ardhur një tjetër përgjigje, ku bëhet me dije se forcat shqiptare do të kalojnë drejt Greqisë për t’u bashkuar mjeteve zjarrfikëse dhe trupave këmbësorë që janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi.

Prej 5 ditësh Greqia vazhdon luftën me flakët ndërsa paraditen e sotme refuzoi ndihmën e Shqipërisë./tvklan.al

You may also like