Lufta mes bandave/ Shpërthim në një depo pijesh alkoolike në Athinë, makina dhe biznese të dëmtuara

by admin
Spread the love

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth prës 03.00 të natës në rrugën Lagumixi në zonën Kalithea të Athinës.

Sipas informacioneve të para, lënda eksplozive ishte vendosur jashtë ambientit të depos dhe me gjasa shpërtheu me telekomandë.

Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe dëmtoi mbi 10 makina si dhe theu xhamat e dhjetëra banesave. Për fat nuk pati dëme ne njerëz.

Policia thotë se akti ishte vepër e bandave rivale të cilat janë në një luftë të vazhdueshme për kontrollin e jetës së natës në Athinë.

Edhe në të shkuarën depua në fjalë ka qenë objektiv në luftën mes bandave. Tre vitet e fundit grupet mafioze po riformatohen mbas ekzekutimeve të ndodhura në athinë,ku janë vrarë dhjetëra mafiozë nga banda të ndryshme.

Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit deklaroi se shteti u ka hapur luftë bandave dhe nuk do të ndalet derisa t’i shkatërrojë ato.

Ekspertët thonës bandat janë në një betejë të përherëshme pasi në greqi aktiviteti i kundrabadës së naftës e kalon 1.5 miliardë euro.

Mbi 1 miliard janë përfitimet nga kundrabanda e cigareve dhe afro 600 milionë përfitohen prej trafikut të pijeve alkolike dhe atyre freskuese, ndësa trafiku i drogës dhe prositucionit e kalon 1 miliardë euro në vit.