Lubonja: Ambasadorja Yuri Kim me sjellje neo kolonialiste dhe arrogante

by admin
Spread the love

Për analistin Fatos Lubonja, sjellja e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është neo kolonialiste dhe arrogante.

Gjatë një interviste televizive, Lubonja shprehet se një parti non grata mund të marrë shumë vota, pikërisht për shkak të sjelljes së Yuri Kimit.

‘Po të formohet ndonjë parti non grata në Shqipëri, përtej arsyetimeve, kam frikë se do të fitojë sa ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe më shumë, me këtë që ka bërë ambasadorja Yuri Kim. Me këtë sjellje arrogante, neo kolonialiste. Shkel të gjitha parimet themelore me të cilat ne kemi dashur amerikën.

Prandaj një parti ‘non grata’ mund të ishte edhe më e fortë se ‘Shtëpia e Lirisë’, është shprehur Fatos Lubonja në News24.

You may also like