LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë fajtorë për bllokimin e rrugës evropiane

by admin
Spread the love

Në një deklaratë sot, LSDM shpreh se bllokada e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë ka penguar hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Edhe pse procesi i shqyrtimit përfundoi plotësisht me sukses, megjithëse nuk ka kushte të reja dhe mbështetja nga liderët evropianë për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit është e fortë, kapitujt mbetën të mbyllur për shkak të politikës së bllokadës së VMRO-DPMNE -së dhe të Majtës” thuhet nga LSDM.

Partia akuzon Hristijan Mickoski dhe për këtë bllokim, duke e cilësuar si pengesën kryesore për integrimin evropian të vendit.

“Me VMRO-DPMNE-në nuk ka BE, ka izolim, pasiguri dhe stagnim” shtojnë ata.

LSDM akuzon liderin Mickoski se ka privilegjuar interesat personale mbi interesat e popullit maqedonas dhe qytetarëve. Ata përmendin se opozita kundër BE-së, e bashkuar nga VMRO-DPMNE dhe të Majtët, është faktori kryesor që pengon rrugën evropiane të vendit.

MARKETING



You may also like